MENU
klinika

Premier League, java 29

City në krye, United përmbys dhe i 4-i

02.03.2019 - 17:55

Ka mjaftuar një gol i Mahrez dhe Manchester City ka fituar 1-0 në transfertë me Bournemouth, duke rimarrë kështu kreun e renditjes, në pritje të derbit të nesërm Everton-Liverpool.

Një fitore e vuajtur kjo për “Qytetarët”, ashtu si ajo paraardhëse, por Guardiola dhe ekipi i tij gëzon tri pikët e radhës, që i japin mundësi të besojnë deri në fund për titullin.

Ndërsa Manchester United ka fituar 3-2 në shtëpi me përmbysje ndaj Southampton. Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 26-të të ndeshjes.

Valery, mbrojtësi 20-vjeçar i “Shenjtorëve”, ka kapur në befasi vendasit dhe portierin De Gea me një goditje të jashtëzakonshme nga 27 metra.

Në pjesën e dytë, në harkun kohor të 6 minutave, United ka përmbysur shifrat. Pereira në 53’ dhe Lukaku në 59’ shënojnë dy herë për “Djajtë e Kuq”. Gjithsesi, Southampton barazon në minutën e 75’.

Për të marrë tri pikë mjaft të vlefshme, ka menduar Lukaku, që në minutën e fundit të kohës së rregullt shënon golin e tretë dhe të fitores për Manchester United, që ngjitet në vendin e katërt, në zonën Champions. Pogba në 94’ ka humbur penallti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Premier League, Java 29

Tottenham shmang humbjen në derbi