Rreth 11 shoqëri të ujësjellës kanalizimeve kanë aplikuar për rritje tarifash pranë Entit Rregullator të ujit.
Nga ky vendim pritet që brenda këtij viti çmimi i ujit të rritet sërish.
Në janar të 2018 Këshilli Bashkiak mori vendimin për rritjen e çmimit të ujit me mbi 40% bashkë me dyfishimin e tarifës fikse mujore.
Pas këtij vendimi, të gjithë banorët e Tiranës u tarifuan me 65 lekë për çdo metër kub ujë që konsumojnë.
Ndërkohë për bizneset mund të themi që janë prekur ndjeshëm nga kjo rritje, pasi nga 135 lekë/m3 do të duhet të paguajnë 190 lekë për metër kub.
Nga kjo tarifë përjashtohen vetëm furrat e bukës, të cilat do të tarifohen 130 lekë për metër kub nga 95 lekë për metër kub që ishin.
Si ka ndryshuar çmimi i ujit ndër vite?
-Në vitin 2007 një qytetar paguante mesatarisht rreth 400 lekë
-Në vitin 2018 një qytetar paguante mesatarisht rreth 2100 lekë në muaj
Bazuar në këto të dhëna vihet re se në 2018 krahasuar me 2017 uji paguhet rreth 5 herë më shtrenjtë.