MENU

Listat e kombëtareve

CR7 rikthehet te Portugalia, befason Low

15.03.2019 - 16:20

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos ka publikuar listën me 25 lojtarë që do të jenë në dispozicion të tij për ndeshjen kundër Ukrainës, më 22 mars në Portugali dhe për transfertën ndaj Serbisë tri ditë më vonë.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Cristiano Ronaldo i ka dhënë fund pushimit dhe është kthyer të luajë për kombëtaren e tij. Kujtojmë që sulmuesi i Juventus-it nuk luan prej 30 qershorit të vitit 2018, që ishte ndeshja kundër Uruguajit në Kupën e Botës.

Ndër emrat të tjerë që bien në sy është grumbullimi i talentit Joao Felix, Andre Silva, që ka ndeshje me radhë që nuk aktivizohet te Sevilla, apo edhe Joao Mario i Inter.

Ndërsa trajneri Joachim Low ka befasuar me tri prurje të reja. Maximilian Eggestein, Niklas Stark dhe Lukas Klostermann, por pa heroin e Kupës së Botës 2014, Mario Gotze, kombëtarja gjermane e futbollit na prezantohet për herë të parë në këtë vit kalendarik.

Trajneri Joachim Loë ka publikuar listën e lojtarëve për dy ndeshjet e marist, në kuadrin e kualifikueseve të “Euro 2020”.

Sfida hapëse e kësaj fushate eliminatore do të luhet më 24 mars, në Amsterdam, kundër rivales së vjetër, Holandës, ndërsa katër ditë më vonë, Gjermania do të presë Serbinë në një miqësore në Wolfsburg.

GJERMANIA

Portierë: Manuel Neuer (Bayern München), Marc-Andre ter Stegen (FC Barcelona), Kevin Trapp (Eintracht Frankfurt)

Mbrojtës: Matthias Ginter (Borussia Mönchengladbach), Marcel Halstenberg (RB Leipzig), Thilo Kehrer (Paris Saint-Germain), Lukas Klostermann (RB Leipzig), Antonio Rüdiger FC Chelsea), Nico Schulz (TSG Hoffenheim), Niklas Stark (Hertha BSC), Niklas Süle (Bayern München), Jonathan Tah (Bayer Leverkusen)

Mesfushorë / sulmues: Julian Brandt (Bayer Leverkusen), Maximilian Eggestein (Werder Bremen), Serge Gnabry (Bayern München), Leon Goretzka (Bayern München), Ilkay Gündogan (Manchester City), Kai Havertz (Bayer Leverkusen), Joshua Kimmich (Bayern München), Toni Kroos (Real Madrid), Marco Reus (Borussia Dortmund), Leroy Sane (Manchester City), Timo Werner (RB Leipzig)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN