MENU
klinika

Flet ministri serb

Ultimatumi: Jo dialog pa hequr taksën!

17.03.2019 - 10:24

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç,tha se me përfaqësuesit e BE kurrë nuk ka pasur bisedime se çfarë dëshiron Serbia si rezultatin përfundimtar në negociatat me Kosovën.

Daçiç u shpreh se ka vende evropiane që nuk duan që Kosova dhe Serbia të arrijnë një kompromis.

“Nuk kemi ardhur te këto tema. Sa herë që është hapur një mundësi për të shkuar drejt kompromisit, gjithmonë ka ndodhur ndonjë incident. Këto nuk janë vetëm dyshime, ekzistojnë pretendime se disa vende evropiane nuk duan që kjo të përfundojë shpejt. Këtu po zhvillohet një betejë gjeopolitike, por jo më me Moskën, por midis partnerëve perëndimorë. Bëhet fjalë për një gjeografi politike shumëfishtë, që ndërthuret me ne”, tha ministri serb.

Ndërsa, lidhur me mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare deri në fund të këtij viti, ai u shpreh se kjo do t’i takonte fantastikës shkencore politike.

“Vështirë është të arrihet deri të kompromisi, mbi bazën e këtyre dy pozicioneve. Pse amerikanët kanë lëvizur nga pozicioni i tyre? Sepse e kuptuan se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën e pavarur, pa ndonjë kompromis. Dhe, cili është kompromisi? A kurrë nuk kanë thënë se kjo është zgjidhja më e mirë. Ata vetëm thonë, të shohim se cilat janë propozimet”, deklaroi Daçiç.