MENU
klinika

Pas takimit me Bashën

Danielsson: Shqipëria në kurth, vendimi i opozitës minon integrimin

07.03.2019 - 12:40

Pasi ka takuar veçmas, kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha, Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Zgjerim në Bashkimin Evropian, Christian Danielsson del me një qëndrim të qartë për krizën politike në Shqipëri. Ashtu si të dërguarit e PE pak javë më parë, ai zgjodhi të gjykojë vendimin e opozitës.

“Është fatkeqësi që Shqipëria sot gjendet në kurth, le ta themi nga mungesa e stabilitetit. Forcat politike duhet të luftojnë për reformat e përbashkëta. Duhet udhëheqje e përgjegjshme për ta afruar vendin me BE”,- tha ai.

Danielsson e cilësoi vendimin e opozitës për të djegur mandatet një vendim që bie ndesh me rrugën e integrimit drejt BE.

“Sa i përket opozitës kam theksuar që vendimi i aëtarëve për të djegur mandatet në bllok minon rrugëtimin e Shqipërisë në BE. Pasiguria duhet kaluar në mënyrë urgjente. Parlamenti është shtyllë e shtetit, motori i çdo demokracite të pjekur. Duhen krijuar kushtet për një dialog konstruktiv në Parlament. Ndaj duhet theksuar thirrja e Mogherinit dhe Hanh që ky vendim e minon integrimin”– tha ai.

“S’ka rëndësi numri i prokurorëve apo gjykatësve”

Ambasadori rumun në Shqipëri: Reforma në Drejtësi, t’i drejtohet qytetarit

Bosi i Camorra-s nis bashkëpunimin me drejtësinë

Dorëzohet pas 26 vitesh në burg “Sandokan”

Juristi: Në ruspën e madhe të pushtetit mund të bjerë kushdo

Kryetarja e bashkisë Himarë u zgjodh edhe me tre vota të “rrjedhura” nga opozita