MENU
klinika

Dyshimet e para, zjarrvënie

Darëzeza “përpihet” nga flakët

29.03.2019 - 15:14

Zjarret e shumta që kanë përfshirë zona të ndryshme në disa qytete gjatë ditëve të fundit, po vijojnë ende.

I fundit ╒shtë një zjarr i madh i cili ka përfshirë zonën e pyllëzuar në Darëzezë të Fierit duke djegur me shpejtësi qindra mijëra hektarë. Pranë vatrës së zjarrit ndodhen lokale dhe biznese të shumta. Zjarri dhe flakët kanë përfshirë 30 metra në pyjet e Darëzezës.

Flakët deri në 30 metra lartësi kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme, të mbjellë me pisha. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Fierit e gjithashu është kërkuar ndihmë dhe nga qytetet e afërta Roskoveci, Ballshi dhe Lushnja.

Zjarri favrizohet edhe nga era e fortë duke u përhapur me shpejtësi. Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet, por dyshohet për zjarrvënie. Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe policia e Fierit.