MENU
klinika

"NATO gjenocid ndaj serbëve"

Deklarata kundër NATO-s, shkarkohet direkt zv.ministrja

25.03.2019 - 12:59

Zv.ministrja e Drejtësisë, Vesna Mikiç është shkarkuar sot nga detyra me vendim të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Vendimi për shkarkimin e saj erdhi pas deklaratave që ajo bëri ku theksoi se NATO kishte kryer gjenocid ndaj serbëve.

Haradinaj i cilësoi deklarata si gjuhë të urrjetjes.

Në ditën e sotme, para 20 vitesh ndaj një shteti sovran që një dekadë më herët luftoi kundër terrorizmit shqiptar në kuadër të kufijve të saj, është bërë qëllimisht gjenocid i planifikuar nga NATO”, kishte shkruar ndër të tjerash zv/ministrja serbe në Qeverinë e Kosovës, Vesna Mikiq.

Postimi i Haradinajt:

Në Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës, nuk kanë vend individët, pavarësisht përkatësisë etnike, që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike. Aq më tepër kur shteti i Kosovës është krijuar pikërisht në bazë të këtyre vlerave. Deklarata e zëvendësministres në Ministrinë e Drejtësisë, Vesna Mikiq, se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb, janë të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes, që sanksionohen me Kushtetutë dhe ligj. Prandaj, sot kam liruar nga detyra zëvendësministren Mikiq”, ka shkruar Haradinaj.