MENU
klinika

Deklarata e plotë

Demokrati sfidon Ramën: Hajde provoje Shkodrën!

23.03.2019 - 17:35

Sfidës së Ramës i është përgjigjur edhe ish-deputeti demokrat Bardh Spahia.

Ai i ka bërë të qartë kryeministrit se në Shkodër e ka të pamundur të fitojë, pasi shkodranët e urrejnë.

Sipas Bardhit kreu i qeverisë ka mbyllur çdo fond investimi për qytetin verior.

Reagimi i plotë:

“HAJDE PROVOJE SHKODREN EDI RAMA! U emocionua aq shume kryeministri qe administrata iu pergjigj si spektatore shfaqjes se tij, pasi i kercenoi me vendet e punes, sa filloi te enderronte Enverin qe i “fitonte” zgjedhjet me 100%, kur populli burgosej e vuante per buken e gojes.

I ka mbet nakel Shkodra e enderron ta fitoje edhe pse vete nuk guxon te shkele aty! Shkodren e cila e urren njelloj si atin e tij shpirteror, e prandaj i ka mbyllur investimet!

E di mire se Shkodra e flak ate dhe perfaqesuesit e tij, njelloj si kriminelet me te cilet bleu vota, e qe ja kapin per hunde deputetet e tij, edhe pse pergjimet e atyre komunikimeve i ka strukur thelle ne sirtaret e prokurorise.

Por Shkodra nuk harron dhe e di mire se cfare perfaqeson ti Edi Rama! Do te te jape pergjigjen e merituar ne zgjedhje si cdo here, prandaj ti nuk guxon te shkelesh aty, por krekosesh si gjeli maje plehut te zullumeve te tua, nga Tirana! Eja e provoje!

Do te te tregoje vendin, sepse krenarine nuk ia perkuli dot as ati yt shpirteror gjakatar, e nuk ka shanse ta beje nje pinjoll i semure si ty! Nje keshille si mjek: kombinimi i ilaceve me substanca te tjera e nen temperatura te larta, rrezikon te te “zhduke” serish nga skena e shfaqjeve, qe aq shume i ke per zemer!

TA HARROSH SHKODREN EDI RAMA! Te jesh realist, te ben mire per shendetin”, shkruan Bardh Spahia.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore