MENU
klinika

Atletikë

Nuk rikuperohet Smajlaj, tërhiqet nga Evropiani

01.03.2019 - 13:26

Atleti shqiptar i kërcimit së gjati, Izmir Smajlaj, ka qenë i pafat, teksa është detyruar të tërhiqet nga Kampionati Evropian I Atletikës në salla të mbyllura.

Kur të gjithë prisnin medalje të arta nga Skocia (vendi organizator i Evropianit) si pasojë e një dëmtimi Smajlaj është detyruar që të tërhiqet.

Shkodrani, i cili shpesh herë ka arritur të hipë në podium, duke bërë që në botë të këndohet himni shqiptar, këtë radhë nuk ia ka dalë.

Ai është dëmtuar pak ditë më parë në Londër, teksa kryente seancat stërvitore dhe deri më sot ka qenë me shpresën e rikuperimit, por pavarësisht punës dhe dëshirës së tij për t’u rikthyer, nuk ka arritur të rikuperohet.

izmir smajlaj
izmir smajlaj

Në Skoci, nën flamurin shqiptar do të garojë atletja Luiza Gega, që merr pjesë në disiplinën e 3 mijë metrave dhe synon që të marrë një tjetër medalje ari, pas asaj që arriti në Stamboll. Gega zbret në pistë në datën 3 mars.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vendimi i Këshillit të Ministrave

Kriteret për shpërblimet e sportistëve elitarë