MENU
klinika

Kërkesa në Gjykatë

Deputetët e opozitës padisin Ruçin, kërkojnë rrogën për muajt e bojkotit

31.03.2019 - 17:42

Djegia e mandateve duket se ka sjellë probleme financiare në familjet e ish-deputetëve të opozitës.

Ish-ligjvënës të PD dhe të LSI kanë vërshuar në dyert e gjykatës për të kërkuar lekët si deputetë për kohën kur ata ishin të mandatuar, por për shkak të vendimit të grupit ishin në marrëdhënie të kushtëzuar (bojkot).

Paditë e deputetëve të PD dhe të LSI ndaj Kuvendit të Shqipërisë ku kërkojnë pagesat për 6 muaj muajt e bojkotit të tyre të parlamentit, janë siguruar nga tirananews.al.

Ata i janë drejtuar Gjykatës Administrative me qëllim marrjen e rrogave të prapambetura.

Deputeti i PS, Gramoz Ruci, duke dale nga rezidenca qeveritare, pas nje takimi me Kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe Aleatet, ku kane diskutuar per reformen ne drejtesi dhe miratimin e ligjit te dekriminalizmit./r/n/r/nLawmaker Gramoz Ruci, after a meeting with Prime Minister Edi Rama, Parliament Speaker Ilir Meta and allies, where they discuss judicial reform and the adoption of the decriminalize.

Nga dosja që posedohet rezulton se ish-deputetja Valentina Duka kërkon prej gjykatës detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë që t’i paguajë shumën 187.090 lekë të ndaluara sipas saj padrejtësisht paga e deputeti për periudhën korrik 2018-janar 2019.

Shezai Rrokaj, kërkon që Kuvendi ta paguajë në shumën 187.261 për po të njëjtën periudhë. Të njëjtën gjë kërkon edhe ish-deputetja Fatbardha Kadiu e cila ka për të marrë 192.582 lekë.

Ndërkaq, deputeti Luciano Boçi kërkon detyrimin e Kuvendit që t’i paguajë shumën 319.315, shumën 107.141 leke dhe shumën 187.090 lekë të ndaluara sipas tij padrejtësisht nga paga e deputetit. Kërkesën ai e ka bërë për periudhën 01.07.2014- 01.01.2015, periudhën 01.02.2017-01.06.2017 dhe për periudhën korrik 2018-janar 2019.

Por në listën e deputetëve që i janë drejtuar Gjykatës është edhe Gert Bogdani, Oerd Bylykbashi dhe Edi Paloka.

Më konkretisht, tre deputetët demokratë kërkojnë përfitimet financiare për periudhën 01.07.2014 – 31.01.2015 dhe për periudhën 01.02.2017 – 01.06.2017, përfitime që sipas tyre, burojnë nga legjislacioni për “Statusin e Deputetit” dhe që lidhen me ushtrimin e funksionit.