MENU
klinika

Nga New York Times

Dhe sa disfata mund të përballojë Britania?

13.03.2019 - 11:52

Çfarë ndodh kur disfatat “historike” bëhen të zakonshme?

Kryeministrja britanike Theresa Maj ka shfaqur përsëri planin e saj Brexit para Parlamentit. Megjithatë, përsëri ajo u refuzua “historikisht”: 242 vota pro, 391 kundër.

Kur është fjala për Brexit, May është tërësisht e pafuqishme. E megjithatë, armiku i saj më i rrezikshëm nuk është Bashkimi Europian apo edhe Partia Laburiste e opozitës, por krahu i djathtë fanatik i Partisë së saj Konservatore.

Humbja e fundit historike ishte në janar, kur një marrëveshje thuajse identike që përshkruante kushtet e daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian “u rrëzua”. Që atëherë, vazhduan të merreshin me marrëveshjen, duke shpresuar se diçka mund të ndryshojë.

Foto e marrë nga Financial Times

Deri të martën në mëngjes, dukej sikur mundej. Ndoshta Brexit më në fund do të shkonte në fazën e saj të ardhshme në vend që të zvarritej pafundësisht. Të hënën, May ishte në Strasburg, Francë, në selinë e Parlamentit Europian, për të kërkuar për lëshime dhe siguri të mjaftueshme nga evropianët, që ajo të mund të bindte konservatorët rebelë për të votuar për një version të ri të të njëjtën “marrëveshje tërheqjeje”, që ata “historikisht” e mundën në janar. Atë mbrëmje, ajo u shfaq në një konferencë shtypi së bashku me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, duke njoftuar ndryshimet e supozuara.

A do të mjaftonte kjo për të marrë mbështetje për marrëveshjen e dobët të Mayt? Jo. Nga e marta pasdite, avokati i saj i përgjithshëm ofroi mendimin e tij: “Koncesionet nuk e ndryshuan thelbin e marrëveshjes”.

Gjatë muajve të fundit, May ishte mbështetur në frikën e një Brexit pa marrëveshje për të nxitur parlamentin të votonte për marrëveshjen e saj. “Ose marrëveshja ime, ose do të rrëzohemi nga shkëmbi”, dukej se kërcënonte ajo. Kjo ishte strategjia për muaj të tërë.

Por me vetëm 16 ditë të mbetura, nuk po funksionon.

Foto e marrë nga BBC

Në ditët në vijim, do të ketë më shumë votime “historike” në Parlament. Së pari, anëtarët do të votojnë nëse duan të largohen nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje. Për fat të mirë, shumica duket se do të votojë kundër kësaj. Hapi tjetër: një votim nëse Britania duhet t’i kërkojë Bashkimit Evropian një shtyrje të Brexit.

Por edhe nëse ka vonesë, është e vështirë të shihet se çfarë do të ndryshojë. Juncker i ka thënë Mayt se nuk do të ketë shans të tretë për rinegociimin. Për këtë arsye, alternativa e vetme që ka kuptim në këtë pikë është mbajtja e zgjedhjeve të reja.

Është një opsion i rrezikshëm. Zgjedhjet e përgjithshme nuk mund të mbahen në 17 ditët e ardhshme. Kjo do të kërkonte vonimin e Brexit me muaj. Data më e shpejtë e mundshme për zgjedhjet është 25 prilli.

Por tani Parlamenti është tërësisht i ngrirë. May nuk ka fuqi dhe asnjë mënyrë për të ecur përpara, dhe nuk ka mbetur asgjë për të humbur. Ajo gjithashtu mund të “djegë” gjithçka dhe t’ia nisë nga e para.

Dawn Foster është një shkrimtar i stafit të revistës Jacobin, një kolumnist për The Guardian dhe autor i “Lean Out”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ministrat britanikë paralajmërojnë

“Brexit mund të shtyhet”

Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, viti i humbjeve të mëdha për Evropën…