MENU
klinika

Në kërkim i vëllai

Dibër/ ‘Bënë për spital’ mjekun, arrestohet 43-vjeçari

28.03.2019 - 18:09

Policia ka arrestuar një 43-vjeçar në Dibër, i cili së bashku me vëllain e tij ka dhunuar një mjek mbrëmjen e kaluar. 

Në kërkim u shpall vëllai i të arrestuarit si person i përfshirë në dhunën ndaj mjekut në kohën që po kryente shërbimin. Sipas Policisë, i arrestuari është shtetasi me iniciale A.L, ndërsa mjeku i dhunuar është identifikuar si Agron Mezexhiu 70 vjeç.

Njoftimi i policisë:

“Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasi A.L,  43 vjeç, dhe u shpall në kërkim vëllai i tij shtetasi V.L, banues në Dibër,  pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin  në ambientet e Spitalit Rajonal Dibër, kanë goditur me grushta mjekun shtetasin A.M.  Materialet u referuan pranë Prokurorisë Dibër për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.”, thuhet në njoftim.

Dhuna ndaj bluzave të bardha ka qenë prezente në Tiranë, Lezhë, Durrës dhe së fundi në qytetin e Dibrës.