MENU

Detajet

Digjet makina e punonjëses së tatimeve, dyshimet e policisë

08.03.2019 - 08:33

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një makinë në Vlorë është përfshirë nga flakët.

Makina e shkrumbuar është një benz me targa AA928TZ, e cila është shkrumbuar totalisht.

Sipas informacioneve të para makina është në pronësi të një punonjësje të tatimeve në Vlorë.

Informacion paraprak

Rreth orës 04:25, në lagjen ”Pavarësia” është konstatuar duke u djegur automjeti tip ”Benz”, në pronësi të shtetasit L.B., banues në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.