MENU
klinika

A e zvogëlojnë nivelin e kaliumit?

Diuretikët: Një shkak i kaliumit të ulët?

05.03.2019 - 16:42

Po, disa diuretikë – të quajtur edhe pilula uji – ulin kaliumin në gjak.

Diuretikët zakonisht përdoren për të trajtuar presionin e lartë të gjakut (hipertensionin) sepse ato ulin tensionin e gjakut duke ndihmuar trupin të eleminojë natriumin dhe ujin përmes urinës. Sidoqoftë, disa diuretikë mund t’ju shkaktojnë që të eliminoni më shumë kalium sec duhet. Kjo mund të çojë në nivele të ulëta të kaliumit në gjak (hipokalemia).

Shenjat dhe simptomat e hipokalemisë përfshijnë:

-Dobësi;

-Lodhje;

-Dhimbje muskulore;

-Kapsllëk;

-Problemet me ritmin e zemrës suaj (aritmi);

diuretik-konica.al

Jo të gjithë diuretikët e shkaktojnë këtë problem. Diuretikët që kursejnë kaliumin nuk ulin nivelet e kaliumit. Këto përfshijnë spironolakton (Aldactone), eplerenone (Inspra) dhe triamterene (Dyrenium).

Përveç kësaj, disa ilaçe për të trajtuar presionin e lartë të gjakut mund të rrisin nivelet e kaliumit në gjak. Midis tyre janë frenuesit e enzimës (ACE) të konvertimit të angiotensinës, bllokuesit e receptorit të angiotensin II (ARBs) dhe frenuesit e reninës.

Trajtimi i kaliumit të ulët mund të përfshijë:

-Rritja e kaliumit në dietën tuaj;

-Marrja e shtesave të kaliumit;

-Ndryshimi në një diuretik që kursen kalium;

Nëse jeni duke marrë një frenues ACE me një diuretik dhe keni kalium të mjaftueshëm në dietën tuaj, por niveli i kaliumit është ende i ulët, mjeku mund të rekomandojë testime të mëtejshme për të ndihmuar në identifikimin e shkakut themelor.