25.03.2019 - 22:07
Djali i ish-Presidentit, Bujar Nishani ka vendosur të braktisë shtetësinë shqiptare.
Sipas botimit në Fletoren Zyrtare, Ersilio Bujar Nishani ka lënë shtetësinë e vendlindjes së tij në dekretin e 18 marsit të këtij viti, një dekret që mban firmën e Presidentit Ilir Meta.
Në mesin e 9 personave që kanë vendosur të braktisin nënshtetësinë shqiptare është edhe djali i ish-presidentit Nishani. Ende nuk dihen motivet që e kanë çuar Ersilio Nishanin të ndërmarrë një vendim të tillë.
Prej kohësh djali i ish-presidentit jeton në Austri, ku vazhdon studimet.