MENU
klinika

Situata politike

Djegia e mandateve/ Meta: Jemi në krizë

04.03.2019 - 18:08

Presidenti Ilir Meta deklaroi se kriza politike dhe institucionale duhet të zgjidhet nëpërmjet dialogut mes opozitës dhe mazhorancës.

Në konferencën për mediat, me homologun slloven, Borut Pahor, Meta tha se dialogu mes palëve duhet jo vetëm për evidentimin e situatës, por edhe për çeljen e negociteve.

“Jemi në kushtet e një krize politike kushtetuese dhe institucionale, e cila mund dhe duhet të ishte shmangur. Në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike kam apeluar për dialog mes palëve, jo vetëm për të evituar këtë situatë, por mbi të gjitha për ti paraprirë atij vendimi të rëndësishëm për çeljen e negociatave në qershorin që po vjen.

Kam thënë se duhet të fillojmë punën me dialog, qeveri dhe opozitë, sepse kam thënë siç iku një ditë mund të ikë edhe një vit dhe mund të mbetemi në vend

Palët të bëjnë hapa pas dhe të reflektojnë me përgjegjshmëri për të rivendosur normalitetin politik, demokratik dhe institucional në vend. Kur ka vullnet dhe vihen në plan të parë interesi kombëtar duhet të na shtyjë drejt zgjidhjeve të mençme”,  u shpreh kreu i shtetit.

Meta shtoi se marrëdhëniet me Slloveninë janë shumë të mira dhe pohoi se kjo situatë  duhet të thellohet më shumë.

“Mbështetja e Sllovenisë është domethënës dhe inkurajuese për të vijuar reformat për të plotësuar standardet. Marrëdhënie janë të shkëlqyera mes të dyja vendeve  dhe kjo ofron mundësi të reja. Në vendin tonë ka shumë investitorë sllovenë”, deklaroi Presidenti.