Pas djegies së mandateve nga opozita dhe debatit për zëvendësimin e tyre, ndërkombëtarët janë vënë në lëvizje.
Gjatë ditës së sotme në KQZ ka shkuar ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schutz.
Lajmi është bërë i ditur nga njoftimi zyrtar i KQZ, ku bëhet me dije se ambasadorja është takuar me kreun e Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve, Klement Zgurin.
Mësohet se Zguri e ka informuar ambasadoren në lidhje me aktualitetin dhe përgatitjet që po bën KQZ.
“Kryetari i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Klement Zguri takoi Ambasadoren Gjermane në Tiranë, znj. Susanne Schütz.
Qëllimi i takimit ishte zhvillimi i një bisede informuese rreth aktualitetit dhe përgatitjeve që KQZ po bën për procesin zgjedhor të datës 30 qershor 2019”, thuhet në njoftimin e KQZ.