MENU
klinika

Këshilla

Djersiteni shumë? Ja trajtimi ideal!

15.03.2019 - 18:22

Djersitja e tepërt (hiperhidroza) në varësi të shkakut ndahet në parësore dhe dytësore.

Djersitja e tepërt parësore është zakonisht qendrore, dhe mund të ketë një predispozitë gjenetike. Zakonisht fillon në fëmijëri ose në adoleshencë. Djersitja e tepërt dytësore mund të vijë si pasojë e çrregullimeve endokrine, kryesisht çrregullimet e tiroides, diabeti, menopauza, medikamenteve të ndryshme etj.

Mund të jetë e lokalizuar ose e gjeneralizuar. Vendet kryesore ku shfaqet hiperhidroza e lokalizuar janë: sqetullat, pëllëmbët e duarve, shputat e këmbëve, fytyra, gjoksi, beli etj.

Personat që vuajnë nga prodhimi i tepërt i djersitjes kanë mjaft ankth dhe siklet, besim të ulët në vetvete, vështirësi në gjetjen e një pune, problem në jetën seksuale, madje edhe depresion.

Disa pacientë arrijnë deri në evitimin e të gjitha kontakteve sociale.

Trajtimi modern i djersitjes së tepërt në ditët e sotme është përdorimi i Botox (injektimi i toksinës botulinum tipit A).

Para aplikimit bëhet një konsultë në mënyrë që mjeku të marrë informacion rreth sëmundjeve të tjera ose reaksioneve të mundshme alergjike. Nuk ka efekte anësore dhe mund të përsëritet në varësi të individit, pas 6 ose 9 muajve ose çdo fillim vere.