MENU
klinika

Shkencëtarët kanë prova

Do kishte gjuhë pa ushqim?

19.03.2019 - 14:51

Për të hedhur më shumë dritë mbi evoluimin dhe formësimin e gjuhëve, shkencëtarët kanë analizuar kafkat që i përkasin epokës së gurit. Kjo, për të stimuluar mbi ndikimin e kushteve të ndryshme në aftësinë e gojës për të prodhuar tingujt.

Analiza është bërë duke u bazuar në mbi dy mijë gjuhë – më shumë sesa çereku i gjuhëve të sotme – për të konstatuar se cilët tinguj përdoren më pak apo më shumë dhe në cilat vende dhe krahina.

Sipas studimeve, njerëzit që kanë mbijetuar më shumë si gjuetarë-mbledhës përdorin shumë më pak bashkëtingëllore në raport me ata shoqëritë e të cilëve, më herët, janë marrë me bujqësi.

Para se të fillonin të kultivonin bimët dhe të zienin ushqimin, njerëzit e lashtë kanë përtypur mish të gjallë, çfarë ka qenë goxha ngarkesë për nofullat dhe dhëmbët.

Kafkat e epokës së gurit nuk kanë ngjashmëri me ato të njerëzve të sotëm, duke qenë se tek ata, dhëmbët në nofullën e sipërme dhe të poshtme bashkohen plotësisht. Ndërsa te shumica e njerëzve të sotëm, dhëmbët e sipërm janë më të dalë se ata të poshtmit, kur goja është e mbyllur.

Ushqimi i butë, jo vetëm e pozicionon ndryshe nofullën e poshtme, por edhe ndryshon tingujt që shqiptohen lehtë. Për shembull, në këtë mënyrë është më e lehtë të shqiptohen shkronjat “f” dhe “v”.

Shkencëtarët kanë marrë në shqyrtim rreth 52 gjuhë, nga grupi i gjuhëve indoevropiane, që përfshijnë dialekte nga Islanda e deri në Indi. Studimet kanë konstatuar se “f”-ja dhe “v”-ja, me kalimin e kohës janë shfaqur gjithnjë e në më tepër gjuhë.

Ideja e formësimit të gjuhës në varësi të të ushqyerit, është hedhur para disa dekadash nga linguisti amerikan Charles Hockett (1916 – 2000), por ai s’ka tentuar ta provojë këtë asnjëherë – sipas “Science”.

 

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit