Në tryezën e Partisë Demokratike me artistët për çështjen e Teatrit Kombëtar ka folur dhe shkrimtarja e njohur Flutura Açka.
Kryefjala e saj ka qenë Teatri Kombëtar, por nuk kanë munguar kritikat për librat.
Açka tha se nëse qeveria vendos të prishë teatrin kundër vullnetit të artistëve ata do lidhen me zinxhirë.
“Kur nuk dihej se çfarë do bëhej me teatrin, një shoqja ime më telefonoi dhe më pyeti:
Flutura si mendon ti se cili mund të jetë hapi i fundit? I thashë se hapi i fundit mund të ishte të lidheshim me zinxhirë. Më thoni dhe unë do vij të lidhem. Ky është një paralajmërim për ata që në një natë të errët mund të vendosin të shkojnë kundër dëshirave të artistëve”, tha Açka.
Ajo theksoi se arti sot është i asfiksuar, ndërsa nënvizoi dhe problematikat me librin.