MENU
klinika

Deklarata

Do vazhdojë të jetë deputete? Flet Rudina Hajdari

08.03.2019 - 12:45

Deputetja e PD-së Rudina Hajdari në ditën e gruas përtej urimeve për femrat ka folur edhe rreth mandatit të saj si deputete.

Hajdari është shprehur se femrat dhe vajzat në Shqipëri kanë mundësi të bëjnë ëndrrat e tyre realitet.

E pyetur nëse do të braktisë mandatin e deputetes, Hajdari nuk pranoi të komentonte, ndërsa sqaroi se foli si qytetare e Shqipërisë.

“Të gjitha ato gra dhe vajza të ndjejnë që mund t’i bëjnë ëndrrat e tyre realitet dhe të jenë ato gra që e ndryshojnë vizionin e Shqipërisë dhe ta çojnë Shqipërinë në Bashkimin Europian”, tha Hajdari.

Po si deputete, do vazhdoni ta mbani atë mandat?

“Jo, fola si qytetare e Shqipërisë”- tha ajo.