MENU
klinika

Njihet me akuzën

Dosja “Babale”/ Salianji mbërrin në Prokurori

08.03.2019 - 09:30

Mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Tiranës ka mbërritur demokrati Ervin Salianji.

Salianji është thirrur si i pandehur për dosjen “Babale”, nga dy prokurorët Genci Qano dhe Kol Hysenaj.

Ai u mor si i pandehur, pasi është personi që denoncoi audiopërgjimin.

Përveç tij të dorëhequr në hetim janë edhe Albert Veliu i njohur si Babalaj, Fredi Alizoti dhe gazetari Jetmir Olldashi.

Gjykata ka urdhëruar organin e akuzës që brenda datës 20 mars të përfundojë hetimet për çështjen ndaj Ervin Salianjit.

Këtij të fundit pritet ti komunikohet akuza e ‘moskallzimit të krimit’.