MENU
klinika

Detaje

Dosja e lobimit/ Pas Bashës mbërrin në Prokurori Gazmend Bardhi

25.03.2019 - 10:27

Pas Lulzim Bashës në Prokurorinë e Tiranës për çështjen e lobimit të PD në SHBA, ka mbërritur edhe sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Edhe Bardhi, ashtu sikurse kryedemokrati Basha është thirrur nën cilësinë e personi që ka dijeni për ngjarjen.

Kujtojmë që Basha ka mbërritur në prokurori mëngjesin e sotëm, pasi kishte refuzuar thirrjen e parë të organit të akuzës.

Në lidhje me paraqitjen e Bashës dhe Bardhit në prokurori ka ardhur një reagim edhe nga Partia Demokratik, e cila bën me dije se Basha u paraqit pasi organi i akuzës hoqi dorë nga kërkesa që sipas demokratëve ishte e paligjshme.

Bëhet fjalë për kërkesën për të thirru kreun e PD si person që duhej të njihej me aktet.