MENU
klinika

Kënga pjesë e “Yandhi”

Dua Lipa në një bashkëpunim me Kanye West

20.03.2019 - 11:03

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe rreperin Kanye West mund t’i dëgjojmë shumë shpejtë në një bashkëpunim.

Duke marrë parasysh sukseset e tyre të mëparshme pa diskutim që edhe në baahkëpunimin e tyre pritet të mos zhgënjejnë.Bëhet fjalë për dy nga emrat më shpesh të përzgjedhur në toplistat më të rëndësishme të muzikës btërore.

Kanye West po shqyrton mundësinë e një bashkëpunimi me Dua Lipën për albumin e ri “Yandhi”.

Reperi i famshëm raportohet se është duke planifikuar të bëjë një bashkëpunim me këngëtaren shqiptare pas sukseseve të njëpasnjëshme të artistes. Ai është shprehur se ndihet i mahnitur nga vokali i këngëtares shqiptare.

Këngëtarët u takuan në një nga restorantet e Los Angelosit dhe burime pranë tyre thonë se marrëveshja tashmë është arritur.