MENU
klinika

Moto GP

“Dueli me të, si ai i Messit me Ronaldon”

23.03.2019 - 12:43

Një krahasim ndoshta i ekzagjëruar, që lë jashtë Valentino Rossin. Për motorin Honda, të ketë dy pilotë spanjollë, të dy kampionë bote, si Jorge Lorenzo dhe Marc Marquez, është njësoj sikur një ekip futbolli të ketë njëkohësisht si Cristiano Ronaldo ashtu dhe Lionel Mesi.

I këtij mendimi është Lorenzo, pilot nga Mallorca, në sezonin e tij të parë me Honda. “Nga ky bashkim që bëri Honda me Mua dhe Marquez jaemi të gjithë 90% fitues.

Jemi dy nga pilotët më të mirë aktualisht në botë në 10 vitet e fundit. Është njësoj sikur në të njëjtin ekip të luanin si Messi ashtu dhe Ronaldo. Fitorja është e sigurtë”, – u shpreh Jorge Lorenzo.

Për ne, Honda është si ‘dream team’. Kemi të njëjtin motor dhe ndajmë shpesh të njëjtën strategji dhe natyrisht informacionin për njëri-tjetrin e rivalët.

Por ky është një sport individual dhe kur je në pistë bashkë me 21 pilotë të tjerë garon vetëm për fitoren personale. Ndaj do të jetë normale nëse mes meje dhe Marquez në pistë do të ketë momente tensioni edhe pse jemi shokë skuadre” – tha Lorenzo.