Fiorin Durmishaj është kthyer në çështje dite në Greqi. Sulmuesi shqiptar do të bashkohet me kombëtaren greke dhe është një goditje e madhe, sipas mediave helene, që e vlerësojnë jashtëzakonisht yllin e Panioniosit.
Vetë futbollistit i talentuar kishte qëndruar disa ditë në heshtje, duke evituar mediat, por më në fund ka dhënë versionin e tij rreth kësaj situate, duke kofirmuar zgjedhjen që ka bërë.
Në një intervistë dhe dhënë për emisionin “Total Football”, ai ka treguar se do të bëjë maksimumin për të respektuar Greqinë, ku familja e tij ka gjetur strehë në një moment të vështirë.
Sulmuesi konfirmoi kësisoj se e kishte për nder që të grumbullohej dhe të vishte fanellën e Greqisë në të ardhmen, për të “nderuar” këtë vend.
“Nuk mund të bëj asgjë tjetër, veçse të dashuroj këtë vend. Miqtë e mi janë grekë, ata më kanë ndihmuar shumë dhe nuk më shohin më si të huaj, siç ndodhte më parë.
Nuk mund të kafshosh kurrë një dorë që të ndihmon. Unë e respektoj në maksimum këtë vend. Unë erdha me familjen time në Greqi në një situatë shumë të vështirë dhe na ndihmuan shumë.
Kjo është arsyeja pse unë dua që të nderoj këtë vend sa më shumë që të mundem. Për mua janë një nder i madh komentet e bëra nga Angelos Anastasiadis dhe Angelos Basina në emisionin tuaj.
Do të tregoj më të mirën time që të justifikoj atë që kanë thënë për mua”, – tha Durmishaj duke i dhënë fund çdo diskutimi për të ardhmen e tij dhe konfirmuar se do të jetë pjesë e Greqisë në të ardhmen.