MENU
klinika

Bleu klikimet

Akuzat/ Flori i kthehet Sabri Fejzullahut

23.03.2019 - 12:12

Një video ka qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale, ku Sabri Fejzullahu akuzon kantautorin Flor Mumajesi se blen klikimet.

Gjatë një interviste, Fejzullahu u shpreh se shumë këngëtarë blejnë klikimet e klipeve, ndërsa mori shembull Flori Mumajesin, i cili sipas tij për një ditë ka marrë 3 milionë klikime.

Pas deklaratës së tij, nuk vonoi as reagimi i Mumajesit. Nëpërmjet nëpërmjet një postimi në Instagram, duke u shprehur se nuk ka qenë asnjëherë shembull për blerjen e klikimeve.

Ndër të tjera, kantautori shton se nuk ndërhyn në jetën e të tjerëve dhe kërkon të njëjtën gjë nga ata.