MENU
klinika

Flet publikisht për ndjenjat

“E dua Cardi-n”, Offset pranon gabimet

25.03.2019 - 10:56

Offset ka tradhtuar  këngëtaren Cardi B. pak kohë më parë. Por pak kohë më vonë, ai e ndërpreu në mes të performancës në skenë për t’i kërkuar falje.

Të shumtë ishin ata që pyetën nëse ai është penduar për gjithë atë shfaqje publike?

E dashuroj gruan time, prandaj është serioze, nuk është një lojë për mua. I bëra ballë si një burrë dhe thashë që u gabova… Dhe nuk kishte pse të rikthehej me mua, por thjesht doja të dinte që e doja dhe më interesonte.”-ka treguar ai për “Ellen” duke u shprehur se nuk është penduar aspak.

 

 

 

Ndërkohë që fansat e këngëtares ishin mjaft të mërzitur me veprimin e Offset, ai thjesht e krahasoi me kohën kur i propozoi për martesë:

Po e shfaqja gjithçka njësoj siç bëra kur i kërkova të martohej me mua, në Philadelphia përpara 60 mijë njerëzve… Dhe kur e bëra atë, njerëzit pyesnin “Oh po pse e bëri atë?” Sepse është thjesht dashuria dhe përkushtimi im që kështu di ta shfaq. Thjesht nuk e fsheh, kjo është e gjitha.