MENU
klinika

Detajet

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë trupi i punëtorit të Portit

29.03.2019 - 10:51

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës. Një person i pajetë është gjetur në port.

Dyshimet e para janë që personi të jetë mbytur në vendin e quajtur ish-kantieri detar.

Viktima është identifikuar si Xhelal Skënderi, 60 vjeç, punonjës i Portit.

Mendohet se 60-vjeçari ka qenë duke punuar, kur është rrëzuar e ka rënë në det.

Trupi i pajetë është nxjerrë nga uji nga polumbarët.

Bëhet me dije se policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.