MENU

Njoftimi i policisë

E rëndë në Durrës, makina përplas për vdekje kalimtarin

04.03.2019 - 12:34

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Sukth, ku si pasojë e një aksidenti të rëndë ka humbur jetën një person.

Viktima është përplasur për vdekje nga një automjet.

Sipas njoftimit të policisë, në afërsi të mbikalimit është aksidentuar shtetasi J.P, 67 vjeç nga shtetasi A.S, 34 vjeç i cili ka qenë duke drejtuar mjetin e tij.

Informacion paraprak:

Më datë 04.03.2019, rreth orës 11:15 , në Sukth në një rrugë dytësore në afërsi të mbikalimit , shtetasi A.S., 34 vjeç , banues në Durrës , duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin këmbësor J.P, 67 vjeç, i cili u transportua në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.