MENU
klinika

Detajet

E rëndë në Kukës/ Bie nga lartësia, humb jetën punëtori

20.03.2019 - 12:29

Një punëtor ka humbur jetën në Kukës, pasi ka rënë nga një lartësi teksa ka qenë duke punuar.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur te ura Përbregut, rreth 6 kilometra nga Kukësi.

Viktima është 32-vjeçari, Alfred Frroku, punëtor dublimit të urave.

Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa po hetohet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.