MENU
klinika

Detajet

E rëndë në Peqin/ Vëllai vret vëllain, dyshimet e para

09.03.2019 - 20:27

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Peqinin mbrëmjen e sotme.

Vëllai ka vrarë me armë gjahu vëllain e tij 21-vjeçar.

Viktima është identifikuar si Roland Lleshi, 21-vjeç, banues në fshatin Gulash të Peqinit.

Dyshimet e para janë se 21-vjeçari është vrarë aksidentalish nga vëllai i tij 14-vjeçar.

Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të ngjarjes.