MENU
klinika

Atentat në Tiranë

E rëndë/ Po vraponte te liqeni, një person vritet në prani të djalit

16.03.2019 - 19:00

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën mbrëmjen e sotme. Një person është gjetur i pajetë te liqeni artificial.

Viktima është vrarë me armë zjarri teksa po vraponte me djalin e tij të mitur.

Autorët e atentatit kanë qenë të maskuar, ku një prej tyre është identifikuar si I.H nga Fieri.

Ndërkohë viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale H.B, 62 vjeç.

Për momentin nuk bëhen të ditur të tjera informacione, ndërkohë ambulanca dhe forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.