MENU
klinika

Rekordi provizor

Ecuri fantastike, Kosova e para në botë

26.03.2019 - 11:34

Kosova nuk ka fituar mbrëmë, por edhe me barazimin 1-1 ndaj Bullgarisë ka vendosur një rekord botëror momental, duke çuar në 12 numrin e ndeshjeve pa humbje radhazi në arenën ndërkombëtare.

Kjo seri e filluar në nëntorin e vitit 2017, ka vazhduar gjatë gjithë 2018 me miqësoret e me ndeshjet e Ligës së Kombeve, për të vazhduar tashmë në mars me sy barazimet ndaj Danimarkës e Bullgarisë.

Edhe në dy barazimet e fundit Kosova ka luajtur shumë mirë dhe ka qenë e pafat, pasi mund t’i kishte fituar. Kosova do të kërkojë të ruajë këtë pathyeshmëri të saj me duelet kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë në qershor.

Në botë, e ndjek Afrika e Jugut me 11 ndeshje radhazi pa humbje. Ndërsa të shkëputura në serinë e tyre të ndeshjeve pa humbje janë përfaqësuese të tjera me emër si Portugalia e Serbia (8) apo Brazili e Anglia (8), të cilat nuk njohin disfata që nga ndeshjet e fundit që zhvilluan në “Rusi 2018”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN