MENU
klinika

“Idhujt botërore nga Shqipëria” ...

Edhe revista greke shkrim për yjet shqiptare

28.03.2019 - 11:16

Treshja  shqiptare e vajzave të muzikës ka  rrëmbyer vëmendjen në gjithë botën dhe kështu ka qenë edhe për shtetin fqinj Greqinë.

Zakonisht në revista greke ndodh që të nënçmohen shqiptarët, por nuk ndodh kështu në revistën e Athens Voice, ku së fundmi është përmendur suksesi i tri këngëtareve shqiptare tek të cilat i ka drejtuar syte e gjithë bota e muzikës botërore .

Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Rita Ora, prej vitsh janë e vazzhdonë të jenë në shkëlqimin e tyre profesional, dhe objektivin e aparateve të paparacëve e  kamerave.

Ato komentohen shpesh pë suksesin e tyre, e shumë herë të tjera për look-un e tyre.

 

Idhujt botërore të popit nga Shqipëria”, fillon artikulli në fjalë duke treguar për rrugëtimin e vajzave dhe shndërrimin e tyre në idhuj të muzikës botërore.

Në po këtë shkrim po ashtu përmendet edhe se si shqiptarët kalojnë nëpër paragjykime në vende të huaja, duke vënë një theks të veçantë mbi suksesin e Eleni Foureiras, superyllit të muzikës në Greqi, e cila kishte një rrugëtim të mundimshëm.

Aty ku ka talent dhe vullnet mund t’ia dalësh pa marrë parasysh se nga ku kemi ardhur dhe si jeni rritur”, shkrhet në revistën greke Athens Voice duke ju referuar rastit të vajzave.

Dua Lipa pati suksesin më të madh duke fituar gjithsej dy çmime Grammy, por askëngëtaret e tjera nuk ngelen pas pasi edhe për to nominimet dhe çmimet nuk kanë munguar.