MENU
klinika

Vendimi

Ekzekutimi i Ravik Gurrës/ Dhoma e Avokatisë ndërpret shërbimet për 3 ditë

25.03.2019 - 18:57

Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka ndërprerë shërbimet nga e mërkura në të premten, duke u solidarizuar me kolegët e Elbasanit për vrasjen e avokatit të njohur Ravik Gurra.

Në një deklaratë për mediat, Dhoma Kombëtare e Avokatisë thotë se kjo është një nga ngjarjet më të rënda dhe u bën thirrje organeve ligjzbatuese të zbardhin një orë e më parë autorët e vrasjes.

“Vrasja e avokatit Ravik Gurra ka tronditur opinionin publik mbarëshqiptar. Për 3 ditë do të ndërpresim dhënien e shërbimeve. Nuk do të ketë shërbime nga e mërkura deri të premten. Vendimi nuk është i vlefshëm vetëm për seancat ku jepen masat e sigurisë. Avokatët që do të thyejnë këtë urdhër, do të ketëmasa disiplinore”, thuhet në njoftim.

Avokati Ravik Gurra u vra mbrëmjen e 22 marsit në një lokal në qendër të Elbasanit. Ai njihej si mbrojtës ligjor i Çapajve në Elbasan, Emiljano Shullazit dhe grupit Hakmarrja për drejtësi vite më parë.