MENU
klinika

"Zëri ndryshoi jetët tona"

Elita Rudi dhe Gjiko shijojnë prindërimin

21.03.2019 - 15:57

Një muaj më parë Elita rudi dhe Gjiko u bënë prindër të një vogëlushi të cilin e quajtën Zëri.

Zëri është fëmija i parë i çiftit, ai që u dha statusin e prindit dhe që ndryshoi plotësisht jetën e tyre.

Të dy artistët ditën që djali i tyre mbushi një muaj që ka ardhur në jetë i kanë dedikuar disa fjalë në Instagram.

E teksa Elita, si të gjitha nënat e lidhura fort me djalin dhe me lumturinë e këtij statusi të ri i ka veshur të birit një veshje mbi të cilën shkruhet “të dua mami” dhe ia ka uruar muajin e parë të jetës duke u shprehur se për të ai është ushqim i shpirtit.

Nga ana tjetër Gjiko pak minuta publikoi një foto ku e mban të birin në duar dhe e përkëdhel.

Bashkangjitur fotos ai i uron Zërit 1-mujorin me këto fjalë:

Krejt qka i kom bo babës kthemi , veq mos mi kthe dyfish!”