MENU
klinika

I përket PDK-së

Eliza Hoxha zyrtarisht pjesë e politikës

29.03.2019 - 12:42

Këngëtarja nga Kosova  e dashur për të gjithë dhe e duartrokitur për këngët e saj që nuk kanë kaluar pa u vlerësuar edhe shpesh herë me çmime përveç pëlqimit nga publiku, është bërë anëtare e Partisë Demokratike të Kosovës.

Kujtojmë se gjithashtu Eliza ushtron edhe profesionin si arkitekte .

Lajmin e bëri me dije vetë kryetari i kësaj force politike, Kadri Veseli.

Mirë se erdhe në PDK, Eliza. Profesionalizimi dhe dashuria jote për Prishtinën janë vlerë e madhe në Dekadën e Re, ndërsa PDK mbetet hapësira më e mirë për secilin që ka vizion, plan dhe dëshirë për ta ndryshuar vendin. Me ty dhe të tjerët, Dega e PDK-së në Prishtinë i jep Kryeqytetit atë që po i mungon prej kohësh: vullnetin për t’ia zgjidhur problemet” është shkrimi i Veselit.

Duket sikur përfshirja e këngëtareve në politikë ka filluar edhe më herët nga këngëtaret shqiptare Çiljeta Xhilaga dhe Greta Koçi.

PDK aktualisht është duke zhvilluar procesin e brendshëm zgjedhor dhe siç duket nga postimi i Veselit, Eliza Hoxha do të jetë e angazhuar në Degën e PDK-së në Prishtinë.