MENU
klinika

Fjalimi

Emocione në Samitin e Diasporës, arbëreshi ngre ‘peshë’ sallën

01.03.2019 - 11:43

Samiti i II-të i Diasporës Shqiptare është çelur sot.

Në hapje të samitit, fjalën e mori edhe përfaqësuesi i arbëreshëve në Itali, Rosario Petta, kryebashkiaku i Piana di Albanesi.

Me një shqipe të cilën e fliste me vështirësi, ai shkaktoi përveçse të qeshura edhe shumë emocion në sallën e mbushur me miqtë e Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij, Petta theksoi rëndësinë e trashëgimit të gjuhës shqipe nga arbëreshët.

Kujtojmë këtu që sot në Samitin e Diasporës Shqiptare një vend në panel zënë të gjithë miqtë e Shqipërisë.