MENU
klinika

Këndon edhe në gjuhën kurde

Enca Haxhia performancë në Kurdistan

20.03.2019 - 11:29

Enca performoi para mijëra fansave në Kurdistan, e madje jo vetëm këngët e njohura shqip, por ajo ka habitur pasi ka kënduar edhe në gjuhën kurde.

Ashtu siç kishte paralajmëruar, këngëtarja Enca Haxhia mbajti një koncert para mijëra fansave të saj, në Kurdistan.

 

Enca e ndau me fansat në Instagram këtë eksperiencë përmes  disa imazheve nga koncerti, në të cilin duket t’ia ketë kaluar mjaft mirë.

Këngëtarja është intervistuar nga gazetarët në emisionet kurdie, ku ata kanë shprehur interesim për qëndrimin e saj atje.

Pas pesë viteve me një dashuri të pakusht dhe me përkrahje, Unë kisha këtë eksperiencë të mahnitshme me ju. U ndjeva si në shtëpi. Zoti e ka bekuar Kurdistanin”, ka shkruar Haxhia në Instagram.

Enca tregon se që prej pesë vitesh fansat nga ky vend e kanë përkrahur vazhdimisht dhe në formë falënderimi është organizuar edhe kjo mbrëmje.

Enca ju ka treguar fansavese se di të këndojë edhe në gjuhën kurde.