MENU
klinika

Bonita Norris: Për pak ngriva e gjitha

Ëndërrimtarja kokëfortë e Everestit

10.03.2019 - 15:24

Eversti, maja më e lartë dhe vendi më mistik botë, mbetet sfida e madhe e alpinistëve. Shumë prej tyre vazhdojnë ta kenë synim lartësinë 8, 848 metra.

Bonita Norris është njëra prej ëndërrimtareve kokëforta; në vitin 2010, vetëm 22-vjeçe, ajo u bë gruaja më e re britanike që shkeli këtë majën e malit legjendar.


Në moshën 20-vjeçare, kur moshatarët e saj shijojnë ditët e bukura të rinisë, ajo nisi ta mendojë veten teksa ngjiste malin e Everestit.

Deri atëherë, lartësia më e madhe që kishe ngjitur ishin pemët – ka treguar Norris. Vetëm dy vjet më vonë, ajo ia arriti të ngjitej në ballkonin e botës, në Everest.


Megjithatë, zbritja nuk kishte qenë e lehtë për vajzën ëndërrimtare. Teksa zbriste, ajo kishte rrëshqitur dhe si pasojë ishte lënduar në kokë, ndërsa i kishin ngrirë këmbët, duke rrezikuar të ngrinte e gjitha.

Por e kishte vazhduar ecjen, duke i shpëtuar kështu vdekjes, në malin që merr shumë jetë çdo vit.