MENU
klinika

Volejboll Meshkuj

Erzeni nis “arratisjen” në kampionat

09.03.2019 - 21:58

Pasi ka fituar kampionatin e vitit të kaluar dhe Kupës e Shqipërisë para pak ditësh, Erzeni në volejboll për meshkuj nuk ndalet edhe këtë kampionat.

Shijakasit kanë mundur me lehtësi 3-0 Teutën në derbin durrsak, sfidë e vlefshme për javën e 14-të. Një ndeshje që ishte një formalitet për skuadrën shijakase, që vijon fitoret.

Tashmë Erzeni ka 5 pikë avantazh karshi Vllaznisë së vendit të dytë. Shkodranët fituan sot 3-1 në Elbasan ndaj ekipit vendës, duke marrë tri pikë pa shumë mundim.

Po 3-1 fiton edhe Studenti, që në “Fahrie Hoti” mposhti me përmbysje rivalët e Farka Volley. Një ndeshje që nisi më mirë për Farkën, e cila fitoi setin e parë, por shpejt skuadra e Studentit merr frenat e lojës në dorë.

Në “Fahrie Hoti” është luajtur edhe një derbi tjetër i kryeqytetit, ku Tirana fitoi 3-1 ndaj Partizanit, sfidë që dhuroi memocione e rivalitet në të katërta setet.

Volejboll – Meshkuj, java e 14-të (9 mars)

Farka Volley – Studenti, 1-3 (25-22, 14-25, 22-25, 11-25)

Elbasani – Vllaznia, 1-3 (17-25, 22-25, 25-22, 18-25)

Teuta – Erzeni, 0-3 (18-25, 9-25, 17-25)

Tirana – Partizani, 3-1 (25-23, 19-25, 25-18, 25-17)

Skënderbeu (pushim)

Renditja: Erzeni 36 pikë (12/1), Vllaznia 31 pikë (11/1), Tirana 30 pikë (10/3), Skënderbeu 25 pikë (8/4), Studenti 18 pikë (6/7), Partizani 16 pikë (5/7), Farka Volley 8 pikë (3/9), Elbasani 4 pikë (1/12), Teuta 0 pikë (0/12).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN