MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Evropa s’po vendos: ‘Luftë’ apo partneritet me Kinën?

28.03.2019 - 18:14

Vendimi i qeverisë italiane për të mbështetur projektin “Rruga e Re e Mëndafshtë” të Kinës është antitetike për interesat evropiane dhe italiane. Ndërkohë që Bashkimi Evropian duhet të ketë një marrëdhënie më të ngushtë me Kinën, ajo duhet ta bëjë këtë si një bllok i vetëm.

Kur bëhet fjalë për biznese në dukje fitimprurëse, qeveritë anëtare të BE-së jo gjithmonë i konsiderojnë interesat e përbashkëta evropiane. Kjo ka qenë veçanërisht rasti me Kinën. Megjithatë, shtetet anëtare po rrezikojnë veten dhe pjesën tjetër të Evropës.

Të hutuar nga Brexit dhe kërcënimet e paraqitura nga Big Tech, udhëheqësit e BE nuk kanë gjetur kohë për të diskutuar shumë çështje të tjera të rëndësishme.

Megjithatë, në pritje të një takimi të ardhshëm BE-Kinë më 9 prill, krerët e BE-së patën një takim këtë muaj në Bruksel, ku ata theksuan rreziqet e vendimit të qeverisë italiane për të mbështetur projektin kinez.

Ditën tjetër, qeveria populiste e koalicionit italian mirëpriti Xi në Romë dhe nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me Kinën. Mjerisht, vendimi i Italisë për të marrë pjesë në Rrugën e Mëndafshtë nuk do të dëmtojë vetëm ndikimin kolektiv të BE-së kundrejt Kinës, por gjithashtu do të rezultojë një marrëveshje e keqe për popullin italian.

Italia nuk është shteti i parë anëtar i BE që nënshkruan programin kryesor të investimeve të infrastrukturës së Kinës; por është ekonomia më e madhe evropiane dhe vendi i parë G7 që e bën këtë. Nuk ka dyhsim se kjo mund të jetë një pengesë për Europën.

“Rruga e Mëndafshtë” në fund të fundit, nuk është një iniciativë bamirëse e zhvilluar për përmirësimin e njerëzimit. Është një program i politikës së jashtme i projektuar për të zgjeruar ndikimin ekonomik dhe gjeostrategjik të Kinës në nivel global.

Me zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Evropian në maj, dhe Brexit, udhëheqja e BE-së është tërësisht e shpërqendruar.

Për fat të mirë dhe në kontrast të thellë me naivitetin e qeverisë italiane, presidenti francez Emmanuel Macron ftoi Kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin e Komisionit të BE Jean-Claude Juncker në takimin e tij me Xi. Ashtu si liderët e tjerë evropianë, ai e di se Evropa do të lulëzojë vetëm nëse shtetet e saj anëtare do të qëndrojnë të bashkuar.

Një zgjidhje e mundshme, e sugjeruar nga komisioneri i BE Günther Oettinger, është t’i japë Komisionit Europian veton mbi çdo investim kinez në BE. Kjo ide është e vlefshme, sepse vendimet e njëanshme nga shtetet e BE-së mund të kenë siguri të madhe dhe implikime ekonomike për pjesën tjetër të Evropës.

Në samitin e ardhshëm BE-Kinë, përparimi drejt një marrëveshjeje investimi BE-Kinë deri në vitin 2020 do të ishte një shenjë pozitive. Një marrëveshje e tillë mund të hapte më shumë sektorë ekonomikë në Kinë ndaj firmave evropiane duke eliminuar pengesat ndaj qasjes në treg dhe duke reduktuar diskriminimin ndaj investitorëve të huaj të drejtpërdrejtë. Por, po aq e rëndësishme, Evropa ka nevojë për një qasje të përbashkët për të mbrojtur infrastrukturën e saj, veçanërisht kur është fjala për pajisjet 5G.

BE nuk është pë përgjigjur ndaj sfidave të paraqitura nga një Kinë gjithnjë e më ambicioze. Por nëse qëndrojmë së bashku, mund të ndërtojmë një partneritet kino-evropian që do t’i shërbejë të gjitha interesat tona edhe në të ardhmen.

Guy Verhofstadt, një ish-kryeministër belg, është Presidenti i Grupit të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropë (ALDE) në Parlamentin Evropian dhe autori i librit “Shansi i fundit i Evropës: Pse Shtetet Evropiane duhet të formojnë një Bashkim më të Përsosur”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Joschka Fischer/ Project Syndicate

Strategjia që ka nevojë Evropa