MENU
klinika

Opinion

“Fake news”, kanë për qëllim destabilitetin e Shqipërisë dhe Kosovës

06.03.2019 - 15:48

Nga Fadil Maloku

1. Fake news (apo lajmet e rrejshme) sot mund dhe duhet të shikohen në funksion të një lufte të re, madje shumë të sofistikuar dhe të paparë ndonjëherë mediatike, që përdoret për rigrupime e ripozicionime të caktuara, qofshin ato të natyrës ekonomike,politike,të sigurisë, apo edhe të rrezikimit të pasigurisë (përmes konfuzionit)së publikut, shtetit apo edhe shoqërisë së gjerë, të cilat nuk kanë informacione të sakta për ngjarjet apo ndodhitë nga sferat e lartcekura.

2. Duke qenë dëshmitarë okular, të një presioni të tillë social, ndodhë shumë herë që “fake news” si fenomen e si mjet tejet i sofistikuar i komunikimit propagandistik mediatik, edhe të arrij efekte e qëllime të caktuara, që paramendohen më parë nga grupe të specializuara digjitale.

3. Sot, në botën virtuale, kur shumica e njerëzve, janë ngazëllyer dhe fascinuar me marrjen e lajmeve me “shpejtësinë e dritës”, efekti i arritjes së qëllimeve të caktuara (padyshim djallëzore dhe me porosi e qëllim të paramenduar më parë!) është shumë më evident se në të kaluarën. Situata në cilën gjenden aktualisht Kosova e Shqipëria, nga “arkitektët” e këtyre grupeve shumë lehtë mund të bëhen pre i plasimit të lloj lloj lajmeve hutuese e konfuze, në mënyrë që të ushtrojnë ndikimin dhe fuqizimin e kauzave të tyre antishqiptare e antishtetërore.

Ato duhet të përcillen nga shërbimet inteligjente dhe ekspertët e përgatitur kibernetik me vëmendjen profesionale dhe me kujdesin maksimal, në mënyrë që të mos bëhemi pre i kaosit që të njejtit e pretendojnë ta arrijnë.