Në Ditën Ndërkombëtare të Grave shumë prej personazhe të njohur të showbiz-it shqiptar zgjodhën rrjetet sociale për urimet e tyre.
Ky 8 mars ishte i veçantë për këngëtaren e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezai, pasi pak kohë më parë ajo u bë nënë.
Fillimisht, Xhensila uroi nënë e saj. “Mam, të kam uruar gjithmonë për 8-Marsin. Por nuk e kam pasur ndjesinë kurrë sa sot. Të jesh Nënë, e shenjtë si ty, si ju. Mam, urime shpirt, dhimbja dhe loti im. Krahët dhe përqafimi im, prehri im dhe supi ku jam mbështetur për herë të parë. Faleminderit Mam, për gjithçka”, ka shkruar Myrtezaj në Instagram.
Por këngëtarja nuk harroi të uronte edhe vjehrrën e saj. “Faleminderit mami i Besit, Shpresa, më dhe djalin dhe ngrohtësinë që kisha shpresuar gjithë jetën. Përqafime dhe gëzuar për të gjitha nënat”, uroi këngëtarja.