MENU
klinika

Volejboll

Femrat e Partizanit fitojnë Kupën e Shqipërisë

03.03.2019 - 19:39

Ashtu si vitin e kaluar, Partizani në volejboll për femra ka fituar Kupën e Shqipërisë, pas triumfit 3-1 që skuadra e trajnerit Roland Tarja ka marrë ndaj Mirditës, në sallën sportive “Feti Borova” në Tiranë. 

Ashtu siç pritej kjo finale dhuroi spektakël, pasi përballi dy nga ekipet më të mira të kampionatit.

Seti i parë nisi më mirë për ekipin e “kuq”, por pas një lufte në parket veçanërisht pas pikës së 10-të, ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri, ka arritur të marrë Mirdita fitoren e këtij seti në kohën shtesë, me rezultatin 26-24.

Në setin e dytë, ka pasur shumë gabime nga të dyja ekipet, ulje-ngritje dhe barazime të vazhdueshme, por Partizani arriti të përfitojë pas daljes nga loja e organizatores së Mirditës, Gashi dhe e mbylli në shifrat 25-23, duke barazuar setet në 1-1.

I treti ishte një set i mbushur me episode, ulje-ngritje, por Partizani e fitojë në shifrat 25-16, duke e vënë në vështirësi ekipin mirditor.

I katërti, ishte seti vendimtar i Partizanin, pas një loje të fortë dhe entuziazëm në parket, ekipi i “kuq” fiton në shifrat 25-21 dhe të gjithë ndeshjen 3-1.

Partizani rikonfirmon veten si fitues të Kupën e Shqipërisë, për të dytin vit radhazi, “rrëmben” trofeun e parë të rëndësishëm të këtij sezoni.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN