14.03.2019 - 11:56
Kryeministri Edi Rama ka uruar sot gjithë shqiptarët për Ditën e Verës, nga kryeqyteti i kësaj feste, Elbasani.
I pranishëm në një vizitë në Skampa, e më pas në Panairin ‘Dita e Verës 2019’, që mbahet në këtë ditë në Elbasan, ndërkohë që në Tiranë, me vendim të kreut të bashkisë, ceremonitë festive u shtynë për ditën e diel, Rama nuk e ka kursyer ironinë.
“Lala feston ne datën 14, Luli ne 16, kurse Lali në 17”- ka ironizuar Rama, duke përcjellë më pas edhe urimet.
“Dita e Veres është një ditë e veçantë. Ju uroj te gjitheve gezuar Ditën e Verës”– ka thënë Rama.