MENU
klinika

Imitimi

Festoi si Ronaldo, gjyqtari i nxjerr të kuqin

14.03.2019 - 22:38

Ndoshta më vonë do të kthehet në një rregull futbolli. Dhe iniciativën për këtë e ka marrë një gjyqtar kroat, i cili ka larguar Tino Blaz sepse festoi njësoj si Cristiano Ronaldo pas golit të të tretë ndaj Atleticos.

Pas trajneri i Atletico Madridit, festoi në mënyrë të çuditshme në fitoren 2-0 të skuadrës së tij ndaj Juventusit, këtë ia ka kthyer Cristiano Ronaldo.

Në ndeshjen e kthimit, ku CR7 shënoi tre gola dhe Juve përmbysi gjithçka, për t’u kualifikuar në çerekfinale, portugezi festoi si Simeone.

Këtë ka imituar edhe lojtari i U-19 i Hajduk Split, që ka festuar golin e tij në kampionatin e të rinjve si Cristiano Ronaldo, por ka dalë nga fusha e lojës me karton të kuq.

Goli i Tino Blaz vulosi fitoren 3-1 të ekipit të tij, por ai duhet të dilte nga fusha pak sekonda më pas. Gjyqtarit nuk i pëlqeu gjesti i të riut dhe e përjashtoi atë nga ndeshja. Ky është shembulli i parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN