MENU
klinika

Detajet

Fier/ Aksident masiv, 5 makina përplasin njëra-tjetrën

05.03.2019 - 21:18

Një aksident i pesëfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit.

Nga burimet e Policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Jakov Xoxa” në afërsi të Shtëpisë së të Moshuarve, një rrugë mjaft e frekuentuar në lagjen “Liri”.

aksident masiv ne fier-konica.al

Për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta drejtuesit e mjeteve. Mësohet se disa prej automjeteve kanë qënë të parkuara dhe janë përfshirë në aksident.

Në vendngjarje ka shkuar edhe policia e qarkullimit rrugor nga priten të zbardhen shkaqet e këtij aksidenti.