MENU
klinika

Basketboll

Finalet e Ligës Ballkanike në Tiranë

12.03.2019 - 16:26

Një lajm i mirë për basketbollin shqiptar. Më datat 6-7 prill, në sallën e lojërave me dorë “Feti Borova” në Tiranë do të zhvillohet faza finale e Ligës Ballkanike në basketboll për meshkuj.

Një shans i artë për Teutën, që është kualifikuar në “final four” dhe do të luajë në “fushën” e saj, me shpresën që të triumfojë për herë të parë në këtë event.

Tri skuadrat e tjera finaliste janë: Akademik Bultex e BC Beroe nga Bullgaria, si dhe skuadra maqedonase e Blokotehna. Për momentin ende nuk janë konfirmuar çiftet gjysmëfinaliste, pasi ka edhe disa ndeshje që të përfundojë sezoni i rregullt, që do të përcaktojnë renditjen përfundimtare.

teuta partizani basket
teuta partizani basket

BIBL ka konfirmuar Shqipërinë si vend organizator të “final four”, hera e parë që në vendin tonë zhvillohet faza finale. Edhe për Teutën ky është sezoni i parë që merr pjesë në këtë event Ballkanik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN